Anketa e re, ja sa përqind e shqiptarëve janë pro BE-së

Komisioni Evropian ka zhvilluar së fundmi një anketë të re për ndjeshmëritë ndaj Bashkimit Evropian. Fakti i parë që bie në sy është se shumica e shtetasve të BE-së kundërshtojnë zgjerimin e bllokut me anëtarë të rinj në vitet e ardhshme, ndërkohë që nga ana tjetër vendet kandidate vazhdojnë ta mbështesin anëtarësimin.

Sa i përket vendit tonë, rreth 93 për qind e shqiptarëve vlerësojnë se anëtarësimi do të ishte i mirë dhe vetëm 1 për qind mbajnë qëndrim negativ nga BE-së. 58% e maqedonasve, 45% e malazezëve dhe 35% e turqve mendojnë se anëtarësimi në BE është pozitiv.  Vihet re që edhe në Serbi ka një ndjeshmëri të ulët. Vetëm 42 për qind e tyre, besojnë se anëtarësimi në BE do të ishte pozitiv për vendin, 22 për qind mendojnë se anëtarësimi do të jetë i keq, ndërsa 28 për qind mendojnë se nuk është as i mirë e as i keq.

Sa i përket vendeve anëtarë të Bashkimit Europian Spanja është vendi më pro zgjerimit me vende të tjera me 71% e qytetarëve të pyetur, ndërsa vendi më euroskeptik është Austria, ku 58 për qind e qytetarëve e mbështet procesin e zgjerimit. /Real-news.tv/

Lër një koment