fbpx

Ankthi vrasësi i heshtur i shëndetit, ja çfarë problemesh sjell nëse nuk e kuroni në kohë

Screenshot_63.png

Të gjithëve na ndodh që të shqetësohemi herë pas herë, sidomos kur bëhet fjalë për të ardhmen dhe sfidat e panjohura që sjell jeta në momente të ndryshme të saj. Mirëpo kur shqetësimi kthehet në obsesion dhe ndieni se po ju gllabëron dalëngadalë dëshirën për t’u përqendruar dhe jetuar, ai merr një tjetër emër: ankth. Po ç’është ankthi? Ankthi është një ndjenjë e përgjithshme, e vakët frike shpesh ndaj një rreziku të papërcaktuar ose të panjohur, jo real, të padukshëm. Një vrasës i heshtur që sjell këto probleme shëndetësore:

Sistemi nervor: Ky rrjet mesazhesh përfshin trurin, palcën kurrizore, nervat dhe qeliza speciale të quajtura neurone. Shqetësimi i tepërt mund ta nxisë këtë rrjet të prodhojë hormone të stresit, të cilat përshpejtojnë rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen, rrisin nivelet e sheqerit në gjak dhe transportojnë më shumë gjak në krahë dhe këmbë. Me kalimin e kohës, mund të ndikojnë në zemër, enët e gjakut, muskujt dhe sisteme të tjera.

Muskujt: Kur jeni të shqetësuar për diçka, mund të sforcohen muskujt në kraharor dhe qafë, duke rritur rrezikun për shfaqjen e dhimbjes së kokës dhe migrenës. Masazhimi ose teknikat e relaksimit, si frymëmarrja e thellë dhe joga, mund të ndihmojnë për t’u qetësuar.

Zemra: Të shqetësuarit gjatë gjithë kohës mund të ndikojë edhe në zemër, duke rritur rrezikun për zhvillimin e tensionit të lartë të gjakut, atakut në zemër ose goditjes në tru. Nivelet e larta të ankthit mund të nxisin edhe prodhimin e hormoneve të stresit, që shkaktojnë shpejtim të rrahjeve të zemrës. Nëse kjo ndodh shpesh, mund të inflamohen enët e gjakut, duke çuar në sforcim të mureve arteriale, rritje të niveleve të kolesterolit dhe probleme të tjera.

Sistemi imunitar: Ndikimet fizike të shqetësimit në trup dobësojnë sistemin imunitar, duke vështirësuar luftimin e viruseve dhe mikrobeve. Kështu, nëse vuani nga gripi, herpesi apo viruse të tjera, do ta keni më të vështirë që të shëroheni nëse shqetësoheni gjatë gjithë kohës apo vuani nga ankthi.

Shëndeti seksual: Shqetësimi dhe ankthi mund t’ju bëjë më pak të interesuar për të kryer marrëdhënie seksuale. Me kalimin e kohës, mund të ulë nivelet e testosteronit te meshkujt, duke ndikuar në zhvillimin e spermës ose ngadalësuar ose ndaluar reagimin normal të trupit kur do që të kryejë marrëdhënie seksuale. Për gratë në fazën e menopauzës, ankthi dhe shqetësimi mund të përkeqësojnë afshet e nxehta dhe problemet me gjumin.\Living\

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *