fbpx

“Antoneta si Madona”/ Olti Curri: Në prapaskenë je njeri tjetër

“Opinioni si presion  shoqëror”, ishte tema e diskutimit në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”. Referuar temës dhe marrëdhënies së tyre në rubrikën “PërPuthen”, Olti Curri tha që sipas tij, Antoneta nuk është e njëjta siç është në ekran.

Madje ai e krahasoi atë me këngëtaren me famë botërore Madona, e cila në rrjete sociale është një tjetër njeri, ndërsa në koncerte muzikore është një “bombë shpërthyese”.

Kësaj “kritike” iu kundërpërgjigj Antoneta, e cila tha se ajo mendon që në ekran, duhet të tregosh etikë dhe të përcjellësh mesazh dhe ajo këtë gjë po bën. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Burimi:Top Channel