Anulimi i 30 qershorit/ Basha: Ne ia dolëm

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur ditën e  sotme Këshillin Kombëtar të PD, ku kanë diskutuar rreth anulimit të datës 30 qershor për zgjedhjet lokale.

“Ne ia dolëm që të ndalojmë procesin fals dhe kriminal të 30 qershorit. Tashmë është e qartë që nuk do ketë zgjedhje lokale pa opozitën”, mësohet të ketë thënë Basha.

Më tej, ai ka thënë se zgjedhjet pa dekret presidenti nuk janë zgjedhje dhe se zgjedhjet pa opozitën nuk janë zgjedhje.

Sa i takon dialogut, Basha është shprehur i bindur se nuk do të ketë marrëveshje me Ramën.

“Nuk ka asnjë marrëveshje me të. As negociator nuk ka. Çdo ndërkombëtar sot e njeh kush është Rama. Kjo është një betejë e jona. Është e qartë se do të ketë zgjedhje paraprake”, citon ai./real-news.tv