Anulimi i takimit me Albin Kurti, Erion Veliaj tregon arsyen e vërtetë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka treguar mbrëmjen e sotme arsyen pse takimi i tij i parë më kryeministrin e Kosovës Albin Kurti nuk u bë.

Duke folur në “Real Story”, Veliaj u shpreh se oraret dhe zgjatja e takimeve të dy liderëve bënë që takimi të mos zhvillohej, por sipas kryebashkiakut ata do të kenë mundësi të tjera.

“Vizita e Albin Kurtit? Per shkak te orareve dhe te zgjatjes se disa takimeve. Nuk patem mundesi te takoheshim, por do kemi perseri mundesi. Per nje takim te pare kortezie, jane gjera qe falen”, u shpreh Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës.