Anulimi i zgjedhjeve nga Meta, reagon PD

Pasi Meta firmosi dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ka ardhur reagimi i Partisë Demokratike lidhur me këtë vendim.

Nga selia blu, Ervin Salianji thotë se shfuqizimi i dekretit dhe marrja e përgjegjësisë nga Presidenti i heq alibinë e respektimit të ligjit Ramës, ku pas shfuqizimit të dekretit doli në dukje qartësisht që Ramës nuk i interesojnë zgjedhje por kapja dhe mbajtja me forcë e pushtetit!

“Rama nuk ka hallin e zgjedhjeve, se shtyrja e datës e shpëton nga pamundësia për ti zhvilluar dhe për tu përballur me popullin, frika deri ne palce e Ramës është që parlamenti ilegjitim dhe jokushtetues me me pak se 140 deputete dhe me pamundësinë ligjore për tu plotësuar mund te prodhoje një shpërndarje te parlamentit dhe zgjedhje te reja”, thuhet në reagim.

Së fundmi, në reagim thuhet se opozita me veprimet e saj dhe me mbështetjen e madhe popullore ka arritur të fitojë betejat ndaj qeverisë./real-news.tv