fbpx

Anulohen eventet në tapetin e kuq të Hollivudit

Screenshot_20-6.jpg

Eventet në tapetin e kuq te filmave të Hollivudit janë anulluar si pasoje e fatkeqesive te zjarrit në Kaliforni javët e fundit.

Premiera e filmave të rinj ku kane shkëlqyer Nicole Kidman dhe Viola Davis janë anuluar si pasoje e kësaj fatkeqësie

Yjet pritej të dilnin në tapetin e kuq para daljes së filmave ‘Widows’ të Davis dhe ‘Destroyer’ të Kidman në AFI Fest të Institutit Amerikan të Filmit.Por kjo nuk ndodhi për shkak të respektit ndaj njerëzve te prekur nga zjarri

Numri zyrtar i vdekjeve është rritur në 48, me dhjetëra njerëz të humbur.

Annapurna Pictures, tha se filmat, prodhuesit dhe ekuipazhi shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për viktimat dhe ata që janë prekur ,janë jashtëzakonisht mirënjohës për të gjithë ata që kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar të prekurit nga zjarri.

20th Century Fox gjithashtu anulloi ngjarjen e saj për Widows, drejtuar nga fituesi i çmimit Oskar Steve McQueen.

Një zëdhënës tha se studio do të organizoje një event me koston e ngjarjes pas shfaqjes do të jap një donacion për një fond ndihme për fatkeqësitë me qendër në Los Anxhelos.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *