29.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

”Anuloni Brexit”, peticioni i kalon 2 milionë firma

spot_img

Një peticion që i bën thirrje për Theresa Maj për të anuluar Brexit duke revokuar nenin 50 ka kaluar mbi dy milionë nënshkrime.

Komisioni i peticioneve të Parlamentit shkroi në Twitter se shkalla e nënshkrimit ishte “më e larta që vendi ka pasur ndonjëherë”.

Krerët e BE-së në Bruksel kanë rënë dakord për të shtyrë Brexit përtej 29 marsit, me kusht që parlamenti britanik të aprovojë marrëveshjes e tërheqjes që May ka arritur me BE-në.

Downing Street tha se kryeministrja “ka thënë shumë herë se nuk do të pranojë heqjen e nenit 50”.

Zëdhënësi i Kryeministres shtoi se kryeministrja gjithmonë ka shprehur se do të zbatohet vullneti  i qytetarëve, të cilët në referendumin e 2016 votuan për të dalë nga Bashkimi Evropian./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat