fbpx

Anxhela Peristeri rrëfen eksperiencën e saj me Covid-19: “Fundi ka qenë më i tmerrshëm”

WhatsApp-Image-2020-11-20-at-10.52.27.jpeg

Këngëtarja e njohur shqiptare Anxhela Peristeri, ka zbuluar së fundmi se ajo është infektuar disa kohë më parë me Covid-19 dhe është detyruar që izolimin ta kalojë në një hotel në Selanik.

E ftuar në emisionin “ABC e Pasdites”, ajo ka treguar se ka mësuar se është infektuar gjatë kontrollit në një aeroport në Greqi.

Po e them tek ty. U nisa për në Greqi dhe në aeroport  të bëjnë një test ku brenda 24 orëve merr përgjigje.  Pavarësisht se unë kisha bërë test edhe para se të nisesha dhe rezultova negative. Ata ma shpjeguan se virulenca ndonjëherë është e vogël dhe nuk del në tampon. Duke qenë se isha në Selanik në protokollin e qeverisë greke duhet të karantinohesha 14 ditë në një dhomë në një hotel covid.  Izolimi ishte strik, nuk lejohej që të dilje as në korridor, jashtë fare, por kushtet ishin shumë të mira”, ka treguar Anxhela.

E pyetur nga moderatori Ermal Peçi nëse ditët e fundit të izolimit ishin më të lehta apo të vështira, ajo tha se për të ishin më të tmerrshmet.

Fundi ka qenë më i tmerrshëm. Filmat, programet kane qenë ndihmesë, por mendoja që të paktën ti je në rregull, nuk je sëmurë, ka njerëz që janë në spital në këto momente. I jepja vetes në këtë mënyrë forcë. Ata dy njerëzit që nxore në program, Maria e Jani, më vinin çdo ditë poshtë ballkonit, më sillnin gjëra, më sillnin energji pozitive. Gjithashtu edhe shoqja ime Bruna më ka qëndruar pranë”, tregoi Peristeri.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303