Anxhelina nuk qenka shqiptare

Screenshot_2-6.jpg

Anxhelina Hadërgjonaj i bëri konfuzë sot të gjithë ndjekësit në Instagram, pasi publikoi një foto të një pasaporte amerikane.

Të gjithë nisën ta uronin për pasaportën, por këngëtarja ka treguar se në fakt nënshtetësia e saj është amerikane, pasi ka lindur në Shtetet e Bashkuara.

Anxhelina ka pasaportë amerikane, dhe kjo është e vetmja nënshtetësi që ajo ka pasur që nga lindja. Por më e çuditshme është  se tani i duhet pasaporta shqiptare.

“Shumë njerëz po më urojnë për nënshtetësinë amerikane. Faleminderit por është lajm i vjetër. Unë kam lindur atje dhe është e vetmja nënshtetësi që kam dhe që kam patur qënga lindja. Dhe me ktë duhet të them: na duhet pasaporta shqiptare tani”, ka shkruar Anxhelina në postimin e saj.

Epo shpresojmë që ta marrë sa më shpejt pasaportën shqiptare!

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303