Një familje ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve. Vogëlushi i tyre, Brihan Xhani, ka nevojë urgjente për një ndërhyrje në sy. Familja e vogëlushit nga Tirana bën me dije se Brihani ka një masë tumorale në syrin e majtë, e cila i ka marrë dhe shikimin.
Ai duhet të operohet në Turqi sepse vetëm atje bëhet kjo lloj ndërhyrje.
Për shkak të pamundësisë financiare, familja Xhani kërkon ndihmë për djalin që ai t’i nënshtrohet operacionit dhe të shpëtojë shikimin, pasi nëse nuk bëhet operacion në kohë masa tumorale mund të përhapet dhe në syrin e djathtë.
Apeli i drejtohet kujtdo që ka mundësi për të dhuruar për t’i shpëtuar dritën e syve Brihan Xhanit. Më poshtë janë dhe të dhënat bankare dhe llogaria e hapur për vogëlushin 18 muajsh.