31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Apeli i Krimeve të Rënda rrëzon Prokurorinë, i jep të drejtë Tahirit

spot_img

Gjykata e Apelit  të Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e e Prokurorisë për prishje të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke lënë në fuqi vendimin për moszgjatje të hetimit ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Më 28 shkurt Prokuroria për Krime të rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Pasi u njoh me akuzat Tahiri zgjodhi të komentojë me ironi se pas Aldo Bares ndoshta është i dyti me këtë akuzë. Ndonëse tha se do respektojë drejtësinë, ish-ministri tha se kjo pritej duke e cilësuar proces të turpshëm, politik e të komanduar.

Tahiri nuk pranoi të thoshte se nga komandohet prokuroria në akuzat e ngritura ndaj tij, por tha se politika krimi dhe drejtësia janë aq bashkë sa ç’ështe dhe ati, biri dhe shpirti i shenjtë.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat