Apeli i Lleshajt: Nxitoni, nuk ka më kohë

lleshaj.jpeg

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i bën thirrje shqiptarëve të aplikojnë për pasaporta dhe letër njoftime përpara muajit janar.  Përmes një statusi në ‘Facebook’, Lleshaj e quan vonesën e aplikimeve një shqetësim.

“2019-a është një vit rekord për shtimin dhe përmirësimin e kushteve për pajisjen me pasaportë dhe letër njoftimi.

Por, përsëri mbetet shqetësim vonesa e shumë qytetarëve për të aplikuar.

Që të shmanget stresi në fund të dhjetorit, kur dokumentet e vjetër skadojnë dhe zhgënjimi i janarit, kur shumë shërbime nuk mund të jepen pa dokumentet e identitetit, sot kërkohet që qytetarët të NXITOJNË për të aplikuar në zyrat përkatëse”, shkruan ia.

scroll to top