16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Apeli i radhës i Micotaqis për Shqipërinë

spot_img

Qiriakos Micotaqis ka paralajmëruar disa herë Shqipërinë, ku kësaj radhe ai apelon sërish. Kreu i Partisë ‘Demokracia e Re’ në shtetin grek, ka theksuar se Shqipëria duhet të respektojë të drejtat e minoritetit grek.

Micotaqis ka theksuar se rruga e Shqipërisë drejt BE-së dhe institucioneve evropiane lidhet me respektimin e minoritetit grek. “Ne gjithmonë do të jemi pranë të drejtave të patjetërsueshme të pakicës greke”, ka thënë ndër të tjera Micotaqis.

Ndërkohë, kujtojmë se të shtunën Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras bëri të njëjtin apel si Micotaqis, duke theksuar se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri është një kriter për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. /real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat