Apeli lë në fuqi dënimin me 3 vite e gjysmë burg për ish-sulmuesin e Juves

123-1.jpg

Gjykata e Apelit në Palermo la në fuqi dënimin me 3 vite e gjysmë burg për ish sulmuesin e Juventusit, Fiorentinës, Palermos e Lecces, Fabrizzio Miccoli, i cili akuzohet për zhvatje me metoda mafioze.

Ish futbollisti ishte dënuar me të njëjtën masë nga gjykata e shkallës së parë, ndërsa e njëjta masë iu konfirmua edhe në apel, ndonëse vetë Miccoli nuk ishte në sallën e gjyqit, kur u lexua vendimi.

Avokatët e Fabrizio Miccolit kundërshtuan vendimin e apelit dhe thanë se do ta dërgojnë çështjen për ankimim në një tjetër shkallë të gjykimit, pasi presin pafajësinë e klientit të tyre.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303