Apelimi në CAS, Skënderbeu merr goditjen fatale për dënimin 10 vjeçar të UEFA-s

Gjykata e Arbitrazhit sportiv në Louzanë, CAS, ka lënë në fuqi vendimin e UEFA-s për dënimin e Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga Kupat e Europës si dhe 1 mln euro gjobë.

Klubi korçar dhe gjithë ambient rreth tij kishin shumë shpresa se CAS minimalisht do të ulte dënimin, ndërsa nuk mungonin as zërat për heqjen totale të tij.

Në lajmërimin e bërë sot nga CAS thuhet se kjo gjykatë ka lënë në fuqi vendimin e UEFA-s me datë 29 mars 2018, ndërsa saktëson se Skënderbeu ka apeluar me 26 prillë 2018.

Sipas CAS, Skënderbeu nga dëshmitë e dhënë si dhe nga dokumentat e siguruar rezulton fajtore në fiskimin e disa ndeshjeve.

Për këtë çështje, siç është bërë e ditur më parë, por edhe siç lexohet në njoftimin e CAS, është zhvilluar një seancë dëgjimore me Skënderbeun dhe UEFA-n me datë 16 prill 2019, e cila gjithsesi nuk ka patur ndikim në vendimin përfundimtar.

Vendimi është lënë në fuqi nga paneli i arbitrave të CAS-it.