fbpx

Aplikacioni ToTok dyshohet se mblidhte informacione për Emiratet e Bashkuara

a39603f991a708cbaffa6bd4d8854d56.png

Google ka vendosur ta largojë nga Play Store aplikacionin e popullarizuar ToTok.

Një hetim i New York Time lidhur me këtë aplikacion, ka bërë të ditura shtesë, që linin të tregohej pse u largua dhe arsyet ishin shumë të fuqishme.

Raporti pretendonte se ToTok mblidhte të gjitha llojet e informacionit, mbi veprimtarinë e përdoruesve të tij, përfshirë bisedat dhe vendndodhjet.

Ashtu si shumica e aplikacioneve të mesazheve, ToTok u kërkoi përdoruesve që t’ia lejojnë qasje në kamerën e telefonit, fotografitë, mikrofonin, vendndodhjen, kalendarin dhe kontaktet.

Besohet se i lejoi të dy, si zhvilluesit e ToTok dhe agjencinë e inteligjencës së Emirateve të Bashkuara Arabe ta përdorin atë si një mjet për mbikëqyrje të plotë.

ToTok ka shkruar në një blog se ka probleme teknike dhe nuk është në dispozicion për një kohë derisa të rikthehet në normalitet.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303