Arabi Saudite/Tani gratë mund të udhëtojnë pa lejen e burrave

saudi-arabias-women.jpg

Gratë në Arabinë Saudite tani mund të udhëtojnë tani jashtë vendit pa lejen e një kujdestari mashkull.

Me rregullat e reja, të shpallura të premten me dekret mbretëror, gratë mbi 21 vjeçe mund të aplikojnë për pasaportë pa autorizimin e një kujdestari mashkull.

Gjithashtu, dekreti mbretëror u jep grave edhe të drejtën për të regjistruar lindjen e fëmijës, martesën ose divorcin.

Ai gjithashtu mbulon rregulloret e punësimit, që i zgjerojnë mundësitë e punës për gratë.

Sipas tyre, të gjithë qytetarët kanë të drejtë të punojnë pa u përballur me ndonjë diskriminim të bazuar në gjini, paaftësi ose moshë.

Deri më tani, grave saudite u është dashur të kërkojnë leje nga një kujdestar mashkull – burri, babai ose ndonjë i afërm tjetër – për të marrë një pasaportë ose për të udhëtuar jashtë vendit./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303