23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Arabia Saudite cakton një princeshë si ambasadore në SHBA

spot_img

Arabia Saudite ka caktuar një princeshë si femrën e parë ambasadore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sfida e saj do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve mes dy shteteve pas vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Princesha Reema bint Bandar do ta zëvendësojë në këtë pozitë princin Khalid bin Salman, i cili është vëllai i vogël i princit në pushtet. Ai tashmë është caktuar zëvendësministër i mbrojtjes, ndërsa lajmin për këtë ndryshim në diplomacinë saudite e kanë bërë të ditur mediat shtetërore të Arabisë Saudite.

Ambasadorja e re do të përballet me qëndrimet armiqësore të ligjvënësve amerikanë, të cilët kanë kërcënuar se do të ndërmarrin masa kundër Arabisë Saudite për shkak të vrasjes së gazetarit Khashoggi dhe dyshimeve se princi Mohammed bin Salman është personalisht përgjegjës për këtë krim./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat