Arabia Saudite kërcënon: Të gatshëm dhe të aftë t’i përgjigjemi sulmeve në rafineritë e naftës

bin-salman.jpg

Gjatë një bisede telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, Princi i Kurorës saudite, Mohammed bin Salman, i tha presidentit Donald Trump se Mbretëria ishte “e gatshme dhe e aftë” t’i përgjigjet sulmeve ndaj rafinerive të saj të naftës.

“Mbretëria është e gatshme dhe e aftë të përballet dhe të merret me këtë agresion terrorist”, mësohet të ketë thënë princi i Kurorës duke folur në telefon me Trump, njoftoi një agjenci saudite e lajmeve.

Mohamed bin Salman dhe Trump diskutuan për sulmet me dronë kundër dy qendrave të kompanisë së naftës saudite Aramco, të cilat shkaktuan zjarre të mëdha dhe prishën furnizimin global me energji.

Sipas një deklarate nga ambasada saudite në Uashington, Trump i tha Salman se SHBA është e gatshme të bashkëpunojë me mbretërinë për të mbrojtur sigurinë e saj pas sulmit me dronë.

Në bisedën telefonike,Trump i tha gjithashtu Princit të Kurorës se sulmet goditën SHBA dhe ekonominë globale.

Dy fabrika shtetërore të prodhimit të karburantit në Arabinë e Saudite janë sulmuar me dronë. Mediat kanë publikuar pamje me zjarrin që ka shpërthyer dhe re gjigande tymi mbi Abkaik, ku ndodhet dhe ndërmarrja më e madhe e përpunimit të naftës./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303