Arabia Saudite zbulon provat e sulmit ndaj cisternave të naftës

Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite ka treguar pjesët e mbetura të dronëve dhe raketave të shkatërruara që vërtetojnë përfshirjen e Iranit në sulmet e fundjavës në dy objekte nafte.

Ajo tha se 18 dronë dhe shtatë raketa lundrimi goditën nga një drejtim duke e përjashtuar Jemenin si vend i lëshimit të tyre.

Rebelët Houthi të mbështetur nga Irani të Jemenit kishin thënë se ishin mbrapa sulmeve.

Irani ka mohuar çdo përfshirje dhe paralajmëroi se do të hakmerret kundër çdo reagimi ushtarak.

Ministria saudite e Mbrojtjes bëri me dije se mbetjet e raketave dhe dronëve treguan se sulmet ishin “sponsorizuar pa diskutim nga Irani”.

Megjithatë, zëdhënësi i ministrisë u shpreh se ende po punohet për të zbuluar me saktësi pikën e nisjes së raketave./real-news.tv/