Moderatorja e njohur Arbana Osmani është tejet aktive në rrjetet sociale. Ajo nuk ka nguruar të na zbulojë në këto ditë izolimi si ta kalojmë kohën si përshembull nëpërmjet recetave të gatimit.
Por kësaj rradhe moderatoja ka hequr dorë të shfaqet duke gatuar vetë, por duket se ka realizuar një takim romantik me partnerin e saj duke e lënë atë të kujdeset për darkën.
Arbana është grimuar, krehur e veshur me fustan dhe taka të larta për një takim në shtëpi me partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.

Moderatorja shkruan krahas fotove të publikuara në instagram : ” Date Night (at home obvs)” që ndryshe në shqip do të thotë: “Nata e takimit, në shtëpi sigurisht”
Madje Arabana nuk ka nguruar të na zbulojë edhe darkën që ka përgatitur Eduarti për të.

Me sa duket specialiteti i tij janë sushit.
Epo kjo me siguri do të jetë një zgjidhje edhe për të gjitha çiftet të cilat ndodhen në izolim duke qëndruar në shtëpi. Mund të jetë një ide fantastike se si ta kalojnë kohen gjatë izolimit njësoj sikur të kenë dalë jashtë.

