Arbana Osmani në zi, humb njeriun e shtrenjtë të familjes: Ma puth fort, ah sa do më marrë malli

bana.jpg

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka humbur njeriun e saj të shtrenjtë. Në një postim në rrjetet sociale, Arbana shkruan se gjyshi i saj u largua nga kjo jetë një vit pas nënës, duke lënë pas shembullin e një dashuri si në përralla.

 “Ma puth fort nanën o gjysh, ah sa do më marrë malli për ju”, shkruan Arbana shoqëruar me një foto të çiftit të të moshuarve.

Arbana ka publikuar një surprizë të këndshme që ka marrë një vit më parë nga partneri i saj, Eduart Grishaj dhe stafi i “Dua të të bëj të lumtur” për gjyshërit e saj, ndërsa ka shkruar dhe disa fjalë prekëse për të ndjerin që ka ndërruar jetë.

 “Kam qenë me fat që i kam patur kaq gjatë në jetën time, por gjithsesi humbja e tyre më ka thyer zemrën. Sot iku gjyshi, fiks një vit pas nanës, duke na lënë pas kujtimet, historikun, debulesën për patatet e skuqura dhe shembullin e një dashurie si në përralla. Dhe këtë surprizë të bukur, të paharrueshme, më të veçantën ndonjëherë për të cilën do të të jem mirënjohëse ty @eduartgrishaj dhe stafit tim te Duas.”, ka shkruar ajo.

 

 

 

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303