Arbana Osmani publikon foto dhe zbulon çfarë po ndodh me banorët e ‘Big Brother VIP: I kemi izoluar në….

arbana.jpg

Moderatorja Arbana Osmani ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram ku zbulon se prej 24 orësh, banorët VIP janë izoluar në dhoma të veçanta në hotel. Sipas saj, ata nuk kanë telefon dhe nuk mund të komunikojnë me asnjë, përveç produksionit.

Gjithashtu Osmani zbulon se ata do t’u nënshtrohen një serë testesh mjekësore dhe psikologjike.

“Prej 24 orësh të gjithë banorët e BB VIP janë izoluar në dhoma të veçanta në hotel, pa telefon dhe pa mundësinë për të komunikuar me askënd përveç Produksionit. Ata do t’ju nënshtrohen në vijim një serë testesh mjekësore, psikologjike dhe trajtimesh terapeutike dhe beauty për t’u bërë gati për nesër”, shkruan moderatorja e njohur në postimin e saj.

Kujtojmë se puntata e parë “Big Brother VIP” do të transmetohet në ekranin e Top Channel ditën e nesërme, më datë 5 tetor. Deri më tani janë zbuluar shumë pak emra të njohur që do bëhen pjesë e reality show-t, edhe pse janë aluduar shumë rreth personazheve që mund të jenë banorë të BBVIP.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303