fbpx

Arbana revoltohet me banorin: Mund të largohesh që sonte nga Big Brother

F489CA56-682A-4977-B426-D0152A093D88.jpeg

Pasi Arbri i kërkoi Xheisarës që të mos kenë kontakt fizik, nisi një debat me Tan Bramën. Ky i fundit është shprehur se Arbri nuk ia ka thënë bisedën dhe për rrjedhojë kanë pasur disa përplasje gjatë ditëve të fundit. Debati mes tyre ka vijuar dhe mbrëmjen e sotme, ku Arbri tha se Tani i është drejtuar me fjalë fyese.

“Tani ka përdorur shumë fjalë të rënda dhe ka kërcënuar duke thënë të tregoj jashtë, duke ofenduar tenisin. Është temë shumë decizive dhe s’më ka pëlqyer që përveç Dagzit, Ilirit dhe Beniadës, askush nuk ka reaguar. Edhe më pas ka përdorur fjalë shumë të rënda. Këto lloj kërcënimesh dhe ky lloj agresiviteti nuk duhet të përdoret kundrejt asnjë banori.“, tha Arbri.

Kjo ka sjellë reagimin e Arbanës e cila iu drejtua Bramës duke i thënë: “Nëse mendon se mund të diskutosh pa ofendime dhe kërcënime, nëse mendon se mund ta bësh me argument, mund të qëndrosh. Nëse jo mund të largohesh që sonte”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303