fbpx

Arben Ahmetaj: Shqipëria ka përmbushur detyrat, koha të çelen negociatat, asnjë vend në BE nuk ngre problematika për ne

h.jpg

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj gjatë konferencës për shtyp me ministren gjermane për europën dhe klimën, ka deklaruar në fjalën e tij se vendi ynë i ka përmbushur detyrat dhe se është koha për të çelur negociatat me Bashkimin Europian. Ai e cilësoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është i domosdoshëm, duke theksuar se nuk duhet të lihet si vakum për mundësi për lojëra nga vendet e treta.

“Shqipëria vazhdon të referojnë një mbështetje rreth 90% për procesin e integrimit në BE, i shpreha keqardhjen se tashmë ne i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë, sot që flasim nuk ka asnjë vend anëtarë të BE që të ngrejë një problematikë në Shqipëri, që të pengojë hapjen e negociatave, edhe pse Komisioni e konfirmon këtë, akoma besoj në 6 muajt e ardhshëm shpresojmë të kemi hapjen formale të negociatave, në bazimin e meritës ku Shqipëria i ka plotësuar detyrat e shtëpisë. Jemi gati të kapim kohën e humbur. Ndava falënderimin për kontributin e qeverisë gjermane dhe i kërkova që Ballkani Perëndimor nuk mund të lihet si një vakum për mundësi për lojëra të vendeve të treta. Nuk lamë pa theksuar elementin e sigurisë, hapja e negociatave jep një sinjal shumë të fortë për garancinë e të ardhmes në BE, vetë procesi i integrimit është reforma e thella sektoriale dhe këto element e bëjnë integrimin strategjik”, tha Ahmetaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303