Arben Malaj iu kundërpërgjigjet socialistëve: Do ballafaqohemi në Kuvend

beni.jpg

Arben Malaj ka reaguar sërish pas nismës së Partisë Socialiste për ta shkarkuar si anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, për shkelje të etikës.

Në një mesazh në “Facebook”, Malaj përgënjeshtron akuzën e deputetëve socialistë se “në asnjë dalje publike nuk i ka shërbyer plotësimit të mandatit si anëtar i BSH”, duke sqaruar, sipas tij, se daljet publike kanë qenë për domosdoshmërinë e reformave strukturore në ekonomi, për stabilitetin te financat publike, etj.

Malaj paralajmëron se do të ballafaqohet në Parlament me socialistët, që kërkojnë shkarkimin e tij, duke theksuar se aty do të bëjë publike edhe listën konkrete të angazhimeve të tij.

Mesazhi i Malajt:

Akuza e deputeteve… Në asnjë dalje publike nuk I ka shërbyer plotësimin te mandatit si anëtar I Këshillit Mbikëqyrës te BSH. Ne asnjë??! Daljet e mia publike per (i) domosdoshmërinë e reformat strukturore ne ekonomi; (ii) domosdoshmërinë e stabilitetit te Financave publike; (iii) paralajmërimi i pare profesional për investitorët pa njohuri investimi ne tregjet financiare dhe sidomos ne monedhat virtualize te mos bëheshin viktima te tyre;

(iv) artikujt publik për riskun reputational te bankave qendrore; (v) analizat e thella për kufizimet e politikave monetare e fiskale ,” pamundësinë e arsenaleve kejnsianiste për te lehtësuar daljen nga krizat; (vi) arsyetimi publik se bazuar ne historinë qindra vjecare te krizave ekonomike dhe financiare rikthimi ne nivelin e para krizave kërkon deri 10 vite;

(vii) ritheksimi publik I zbatimit te rregulli te arte se catia/ekonomia, financat rregulloren ne dite me diell; (viii) qartesimi se cdo dalje publike te depozituesve te vogel se duhet te mos behen viktime te paniku qe krijojne ngercet, grindjet dhe krizat politike sepse ata do te demtohen me shume; (ix) promovimi I modelit pozitiv ne industrine financiare ne Hollande, ku financier dhe bankieret bejne nje betim si te Hipokratit qe betohen se do ti sherbejne kredimarresve dhe depozituesve duke mos synuar fitime abusive qe e perkeqesojne shendetin ekomomik e financiar te klienteve te tyre;

(x) diskutimi qe BSH si miratuese dhe mbikqyrese edhe e mireqeverisjen se bankave tregtare te krijimit deri edhe te nje liste te zeze te manaxhereve me performance te dyshimte me cilesine e kredidhenieve; ( xi) pergjigjia ne kohe te cdo interesi te cdo media per intervista profesionale si kanali me i mire i komunikimit publik; (xii) inicimi I nje apeli publik te rreth 300 kolegeve ekonomisteve dhe mbeshtetesve drejtuar klases politike dhe drejtuesve te institucioneve kushtetuese per dalje as me pare nga kriza shume dimensionale si :

(1) krizë besimi; (2) krizë e braktisjes së vendit; (3) krize ekonomike sociale dhe politike; (xii) apeli publik i perseritur se sa me shume te zgjas kjo krize aq me te medha, aq me te thella,aq me te renda dhe me te gjata do te jene pasojat e saj;(xiii) apeli perseritet se krizat I bejne te pasurit me te pasur dhe te varferit me te varfer dhe se varferia me e madhe aktuale eshte ajo shpirterore, jane nje pjese e vogel e angazhimeve publike ne permbushje te detyrimeve morale dhe thellesisht profesionale te vendit tim, edhe si anetar I Bordit te Bankes se Shqiperise.

Lista konkrete e angazhimeve edhe publike në çdo media dhe rrjete sociale do t’ju bëhet publike ditën e ballafaqimit ne parlament. Nëse ky metër mates se sa anetarët Keshillit Mbikëqyres kanë kontribuar publikisht për edukimin publik rreth objektivave dhe misionin të BSH do të vepronin për gjithë anetarët e KM të BSH, kuptohet se thelbi kërkesë së 28 deputetëve nuk është ai per të cilin ata përbetohen. Koha është aleati më i mirë dhe më besnik.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303