Modelja e njohur Arbenita Ismajli është vëndosur shpesh herë në qendër të vëmendjes me lajme se ka kryer ndërhyrje estetike.
Disa foto qarkulluan pak kohë më parë nga një klinikë e ndërhyrjeve estetike në Rusi, ku thuhej se Arbenita kishte kryer një ndërhyrje me fillers (mbushës) në hundë, drejtim nofulle, si dhe kishte realizuar trendin më të ri të kozmetikës, “Sytë dhelpër”.
Ndërkohë, Arbenita reagoi mjaft e irrituar, duke thënë se s’ka bërë asnjë operacion plastik.
Mirëpo, ndryshe është përgjigjur doktoresha e klinikës në Rusi, e cila është pyetur posaçërisht për Arbenita Ismajlin në pyetjet e saj në InstaStory.

“A publikon foto të ndonjë personi që s’ka qenë në klinikën tënde? Arbenita Ismajli thotë që fotot e saj janë shpifje.”
“Unë nuk publikoj foto të pavërteta, vetëm foto të punës time.”- është përgjigja e saj.

Por së fundmi nuk ka munguar edhe reagimi i Arbenitës e cila e kërcënon publikisht doktoreshën.
Arbenita iu kërkon ndjekësve t’i bëjnë bllok, teksa në mesazhet që i ka dërguar doktoreshës lexohet:
Do shkosh në burg ke për ta parë kush është Arbenita. Më beso. Sapo të shkelësh në Britani do e shohësh. Mjaft përdore fotot e mia për famë. Je mbretëresha e fotoshopit.
![]()

