fbpx

“Arbenita thotë që fotot e saj janë shpifje”! Doktoresha e klinikës thyen heshtjen, zbulon të vërtetën

8422adfa9fba6b3a1763c67018736435.jpg

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli serish është kthyer në qendër të vëmendjes sa i takon pamjes së saj. Disa foto qarkulluan pak kohë më parë nga një klinikë e ndërhyrjeve estetike në Rusi, ku thuhej se Arbenita kishte kryer një ndërhyrje me fillers (mbushës) në hundë, drejtim nofulle, si dhe kishte realizuar trendin më të ri të kozmetikës, “Sytë dhelpër”.

Ndërkohë, Arbenita reagoi mjaft e irrituar, duke thënë se s’ka bërë asnjë operacion plastik.

Mirëpo, ndryshe është përgjigjur doktoresha e klinikës në Rusi, e cila është pyetur posaçërisht për Arbenita Ismajlin në pyetjet e saj në InstaStory.

“A publikon foto të ndonjë personi që s’ka qenë në klinikën tënde? Arbenita Ismajli thotë që fotot e saj janë shpifje.”

“Unë nuk publikoj foto të pavërteta, vetëm foto të punës time.”- është përgjigja e saj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303