Ardit Gjebrea zbulon një tjetër surprizë në ‘Këngën Magjike’

Ardit Gjebrea do t’i rikthehet muzikës? Prej ditësh një gjë e tille po diskutohet në rrjetet sociale, pasi vetë Arditi pak ditë më parë me anë të një postimi në rrjete sociale i shtoi këto dyshime.

Ai ka publikuar shpesh foto duke punuar në studio, por nuk e ka zbuluar se për çfarë bëhej fjalë konkretisht.

Por sot, në rubrikën ‘Ka një mesazh për ty’, në emisionin e tij Gjebrea tha se në natën finale të ‘Kënga Magjike’ do të këndojë edhe ai.

Arditi nuk ka dhënë më shumë detaje, por ka shtuar më shumë kureshtjen. Fansat mezi e presin një rikthim të Ardit Gjebreas dhe muzikës së tij në skenat shqiptare.

Lër një koment