Arena Kombëtare në rrezik, FSHF ngre alarmin

Screen-Shot-2018-11-03-at-15.35.29.png

Federata Shqiptare e Futbollit ka ngritur alarmin në lidhje me ecurinë punimeve në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Në një njoftim sot FSHF thotë se ndërtimi i stadiumit është në pikëpyetje.

Kjo sipas FSHF, është për shkak të mos rimbursimit nga Komisioni i Apelit, të TVSH, që shkon në një vlerë 2 milionë euro.

FSHF thotë se janë një grusht burokratësh nga shteti dhe politika që po pengojnë përfundimin e punimeve.

“Nga Ministria e Financave vjen një lajm tjetër: Komisioni i Apelit refuzon të rimbursojë TVSH-në për pjesën e investimit të kryer nga FSHF në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kjo do të thotë që këtij investimi i mungojnë afërsisht 2 milionë Euro dhe se praktikisht përfundimi i punimeve të stadiumit vihet seriozisht në pikëpyetje.

Në bazë të VKM Nr.953, datë 29/12/2014, neni 5, pika 5, Qendra Sportive Kuq e Zi, ka bërë deklarimet kronologjike në librat e blerjes dhe shitjes të TVSH-së, duke konsideruar dhe deklaruar se qiradhënia e ardhëshme do të jetë e tatueshme. Këtë shpjegim nuk po e bëjmë për Komisionin e Apelit që sillet si një grup “tifozësh ultras”, por për ata që e dinë dhe e kuptojnë këtë procedurë ligjore.

Gjithsesi FSHF do ti drejtohet Gjykatës, për këtë çështje, por është për të ardhur keq se si një grup burokratësh të shtetit dhe të politikës, ende nuk ju ka dalë mërzia, që Shqipëria u kualifikua në “EURO 2016”, dhe janë akoma më të mërzitur që Tirana po bëhet me një stadium modern”, thuhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303