Argjentinë, gjendet pas një viti nëndetësja e zhdukur

Mbetje të një nëndetëseje argjentinase që u zhduk rreth një vit më parë janë lokalizuar në fund të oqeanit Atlantik, duke i dhënë kështu fund edhe shpresave të vakëta të të afërmve të ekuipazhit prej 44 vetësh.

Nëndetësja ARA San Juan u zhduk 270 milje nga brigjet argjentinase më 15 nëntor 2017.

Marina ndaloi misionin e saj të shpëtimit dy javë pas zhdukjes së nëndetëses.

Megjithatë, një vit e një ditë pasi zhdukjes së saj, zyrtarët njoftuan se ishte gjetur 800 metra nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik.

Sipas një njoftimi në Twitter nga Marina e Argjentinës, nëndetësja u identifikua nën ujë nga një kompani amerikane. Marina kishte shpërndarë një foto nga shtrati i oqeanit, duke hedhur dyshimet se një objekt 60 m i gjatë mund të ishte nëndetësja e zhdukur.

Të afërmit u mblodhën për të kujtuar të dashurit e tyre këtë javë, kurse presidenti Mauricio Macri premtoi se do të vazhdonte kërkimet për nëndetësen.

ARA San Juan po kthehej nga një mision rutinë në Ushuaia, kur u njoftua për një difekt në sistemin elektrik. Sipas komandantit të Marinës, Gabriel Kaleazzi, nëndetësja njoftoi për një qark të shkurtër në bateritë e anijes.

Nënëdetësja u urdhërua të ndërpriste misionin dhe të kthehej menjëherë në bazë në Mar de Plata.

Por, kontakti i fundit i Marinës argjentinase me anijen ishte rreth orës 7:30 më 15 nëntor kur kapiteni konfirmoi se ekuipazhi ishte mirë.

Tetë ditë pasi nëndetësja u zhduk, Organizatat e Traktatit për Ndalimin e Testeve Bërthamore me bazë në Vjenë tha se kishte kapur një zhurmë disa orë pas kontaktit të fundit me nëndetësen.

“Kisha ende shpresa se mund të gjendeshin gjallë”, tha Luis Niz, babai i njërit prej marinarëve të zhdukur, edhe pse qeveria e presidentit Mauricio Macri kishte deklaruar më herët se nuk kishte të mbijetuar nga “San Juan”-i.

Lër një koment