Ariana Grande hidhet në gjyq për fotot e ‘Instagramit’

Këngëtarja e famshme, Ariana Grande, do të përballet me një situatë ligjore, pasi publikoi disa foto të sajat në ‘Instagram’.

Artistja është akuzuar nga fotografi profesionist, Robert Barbera, pasi sipas tij 25-vjeçarja nuk kishte të drejtë të publikonte fotot e realizuara pa marrë leje më parë.

Ai ka kërkuar që për këtë situatë, Ariana ta dëmshpërblejë Barbera-n me 25 mijë dollarë.

Nuk dihet ende se çfarë vendimi ka marrë këngëtarja por pritet të shohim se çfarë do të ndodhë në vazhdim./real-news.tv