TË FUNDIT

Ariana Grande nuk do të jetë pjesë e ‘Grammy 2019’ ?

Ariana Grande-n me shumë mundësi nuk do ta shohim të performojë në eventin më të rëndësishëm “Grammy 2019”.

Për shkak të disa mosmarrveshjeve lidhur me këngën që do të perfomonte, Arianën nuk do e shohim as si publik dhe as si performuese.

Imazhi i saj është shfaqur kudo për të promovuar eventin e madh, por këngëtarja nuk do të jetë pjesë e tij ka raportuar ‘Variety’.

Disa burime kanë treguar se producentët nuk e kanë lejuar Arianën të performojë hitin e saj më të ri “7 rings”.

Ata janë munduar të bëjnë kompromis, por mesa duket këngëtarja nuk ka rënë dakord me kushtet e tyre.

Këngëtarja  është e nominuar në dy kategori këtë vit si “Vokali më i mirë për këngët Pop” dhe “Albumi më i mirë i muzikës Pop”./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat