Ariana Grande pret flokët, ja si duket tani!

Jo, nuk jemi në ëndërr! Këngëtarja Ariana Grande ka hequr dorë nga flokët e saj të gjatë dhe ka përqafuar një model të ri shumë të guximshëm.

Jeta e re, flokë të reja për këngëtaren e hitit “Thank U, Next”. Përmes një fotoje në profilin e saj në “Instagram”, Ariana tregon se ka shkurtuar flokët deri në pjesën e supeve. Ajo shfaqet me flokët e lëshuara, ndërsa luan me një nga filtrat e e Snapchatit.

 “Ky filtër më hoqi vetullat, por ju betohem se janë aty” – shkruante këngëtarja krahas fotos.

Ndërsa fansat e saj, janë shumë të lumtur me këtë ndryshim të Arianës, teksa i kërkojnë që të mbajë më gjatë këtë model flokësh.

Lër një koment