25.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Arjola Demiri merr ‘shuplakë’ e fortë nga kolegia e saj, aktorja e “Portokalli: ‘Big Brother’ të zbulon surratin siç e ke (FOTO)

Arjola ka qenë së fundmi banorja më në qendër të vëmendjes në “Big Brother VIP”. Ajo është përfshirë në debate të shumta, ku më të zjarrtat i ka patur me Einxhel dhe Donaldin. Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, dy aktorët nuk i kursyen akuzat dhe ofendimet, duke quajtur njëri-tjetrin “kalama”, “dyfytyrshe”, “egoiste”.Në debat e sipër, Donaldi përsëriti disa herë se Arjola “nxorri surratin e vërtetë”, duke e akuzuar se deri tani ka bërë lojë. Mirëpo, duket se si Donaldi mendon edhe një kolege e Arjolës me të cilën ajo ndan skenën në “Portokalli”.

E kemi fjalën për Renada Caci, të cilën shumë prej jush mund ta njohin në rolin e “Luzes”. Përmes dy postimesh në Instastory ajo ka treguar se mbështet Donaldin dhe ka hedhur ndaj Arjolës të njëjtat akuza si ai.

“O Donald, o yll gojën mjaltë e ke!”- shkroi ajo fillimisht në një status. Më pas postoi foton e një dhie duke shkruar: “”Big Brother VIP” është pasqyra që ta zbulon surratin ashtu siç e ke, o çikë. Një ditë të mbarë, miq!”, duke ironizuar kështu Arjolën, e cila ndër të tjera përdor shpesh fjalën “çikë”.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat