Arkeologët gjejnë “iPhone” në varrin 2 mijë vjeçar

5d7614ea85f540754e236f92.jpg

Arkeologët kanë bërë një prej zbulimeve më unike në Rusi. Ata gjetën një aksesor antik, që duket si një iPhone ose ndonjë model modern smartphone.

I gjetur në varrin e një gruaje, objekti ka përmasat 18 x 9 cm dhe ka ngjyrë të zezë.

Objekti është i dizejnuar me disa gurë shumëngjyrësh dhe me monedha kineze. Arkeologët, me shaka e quajtën zbulimin “iPhone”, por në të vërtetë është një togëz rripi e përdorur dekada më parë.

 

Sipas arkeologëve, Monedhat e gjetura në varr i përkasin 2.137 viteve më parë.

Objekti i lashtë është një nga zbulimet më interesante të bëra nga arkeologët në nekropolin Ala-Tey në Republikën e Tuva të Rusisë, i cili kufizohet me Mongolinë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303