fbpx

Armando Duka jep njoftimin: Ja kur nis futbolli në Shqipëri

auto_auto_auto_duka158815679015882798451588447014.jpg

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, ka konfirmuar se plani është që ndeshjet e futbollit në Shqipëri të rinisin në muajin maj.

Këtë njoftim Duka e ka dhënë në një intervistë për RTSH.  Sipas tij Shqipëria duhet të jenë ndër vendet e para që rinis ndeshjet dhe se nuk duhet të mendohet për anulimin e kampionatit.

“Kemi përgatitur një protokoll dhe shpresojmë që në fund të majit të rifillojmë. Duke parë që e gjithë Evropa po e rifillon futbollin, pse të mos e bëjmë edhe ne. Sigurisht duke pasur kujdes dhe duke krijuar një protokoll për të qenë të sigurt pas rikthimit. Ne kemi parë protokollin që ka bërë Gjermania. Dushet futbollistët t’i bëjnë në shtëpi dhe jo në stadium. Në stadium të mos ketë më shumë se 100 persona. Pak a shumë këto janë disa nga kushtet që duhen respektuar për tu mbrojtur nga virusi”, ka thënë Duka.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303