fbpx

Armando Sadiku ‘ndez motorët’ te Levante (Video)

sadikulevante.jpg

Tre javë pas transferimit te Levante në La Ligan spanjolle, Armando Sadiku ka debutuar me skuadrën e tij. Pas rikuperimit të plotë fizik, sulmuesi shqiptar ishte titullar në miqësoren që skuadra valenciane barazoi 1-1 përballë rusëve të UFA-s.

Sulmuesi elbasanas ishte protagonist në këtë ndeshje, sepse pas avantazhit të shpejt të klubit të Premier-ligës ruse me Fatain, Levante u përgjigj menjëherë, me topin e rikuperuar nga Sadiku, që dha asistin e golit të barazimit nga Roger.

Miqësorja e mesjavës ishte ndeshja e parë që bomberi shqiptar luajti me Levanten dhe me paraqitjen e bërë, i dha sinjale të rëndësishme trajnerit Juan Ramón López Muñiz, se tashmë është gati që të debutojë edhe në ndeshje zyrtare.

Ndoshta prej të hënës së ardhshme, ku skuadra nga Valencia do të presë në shtëpi Real Betisin. Me rigjetjen e formës më të mirë, Armando Sadiku do të synojë hapësirat e tij në fushë dhe ndryshimin e hierarkive në sulmin e Levantes, ku Pazzini në qendër mbështetet nga Morales dhe Jason nga krahët, por edhe talenti ganez Emmanuel Boateng.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303