Armina Mevlani ankohet publikisht për Shkëlzenin

Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar.

Blogerja përveç profesionit të saj dhe blogu-t personal nuk ngurron që të ndajë me fansat edhe momente nga jeta personale.

Bëma e fundit ka të bëjë me serialin “Games Of Thrones”, që ndiqet prej miliona njerëzve në të gjithë botën dhe ka një popullaritet fantastik. Së fundmi ka dalë edhe sezoni i 8-të dhe i fundit i serialit.

Në shtëpinë e çiftit, Shkëlzeni mesa duket e “torturoka” Arminën për të parë çdo të hënë episodet e reja, gjë të cilën ajo nuk e shijon dhe aq shumë.

“Tortura ime që të shoh këtë film çdo të hënë, për faj të Shkëlzen Berishës”; ka shkruar në instastory bukuroshja.

Nuk mund ta bëjmë me faj Shkëlzenin, sepse seriali është me të vërtetë i bukur, ndërsa Armina duket se nuk ka zgjidhje tjetër përveç se ta shohë.

Screenshot_58.jpg

i-hate.jpg

1-2-ac324ad.jpg