Armina Mevlani takohet me blogeren më të famshme në botë

Blogerja shqiptare Armina Mevlani ka qenë e pranishme në Festivalin e Kanës ku le të themi se shkëlqeu.

Ajo u pa të parakalonte në tapetin e kuq e shoqëruar me modelen shqiptare Heidi Lushtaku.

Por më pas Armina na tregoi se ka takuar atje edhe blogeren më të famshme në botë e cila nuk mungon në asnjë event, Chiara Ferragni.

Armina postoi një foto në Instagramin e saj teksa shfaqej pranë blogeres:

“Punë vajzash” , shkruan Armina krahas fotos.

Sigurisht që komentet kanë qenë të shumta dhe nuk ka munguar as ai i Chiara-s e cila i ka komentuar me 3 zemra./real-news.tv

Burimi:Instagram