Arratisja e Gruevskit, Shqipëria dërgon pamjet

gruevski-2092-631x450.png

Autoritetet shqiptare do t’i dërgojnë sot Maqedonisë pamjet e arratisjes së Nikola Gruevskit nga territori shqiptar.

Ish-kryeministri maqedonas kaloi përmes Shqipërisë drejt Malit të Zi me destinacion përfundimtar Hungarinë, ku i është pranuar kërkesa për azil politik.

Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë në pikat kufitare dhe në to duket momenti kur Gruevski hyn në makinë dhe kalon kufirin mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Gruevski është dënuar nga gjykata në Shkup me 2 vite burg për korrupsion./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303