Arratisja/ SHBA: Gruevski e ka vendin në burg

Shtete e Bashkuara të Amerikës dënojnë arratisjen e ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski i cili kërkon azil politik në Hungari.

Një përfaqësues i DASH ka thënë se ai duhet ta vuajë dënimin me burg në vendin e tij.

“Në proces juridik dhe transparent, Nikolla Gruevski ishte gjykuar nga gjykata e Maqedonisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe i dënuar në dy vite burg.

Aktvendimi ishte vërtetuar edhe nga instanca tjera gjyqësore. Gruevski është i akuzuar edhe për katër vepra të tjera penale.

Ne konsiderojmë se procedurat gjyqësore në Maqedoni duhet të vazhdojnë, ndërsa Nikolla Gruevski të përgjigjet para sistemit gjyqësor të Maqedonisë”, thotë përfaqësues i Departamentit të Shtetit.

Lër një koment