fbpx

Arratisje spektakolare e shqiptarëve nga burgu grek

1558989167_BurgjetneKosove645x358780x439600x360.jpg

Arratisen nga burgu i Avlonas në Greqi dy shqiptarë. Dy të burgosurit u arratisën nga pjesa e kuzhinës së burgut mbrëmjen e sotme. Sipas medieve greke, arratisja u pikas nga një gardiane, e cila ishte duke patrulluar jashtë burgut. Në momentin e pikasjes së tyre, gardianja ka hapur zjarr në ajër.

Një nga të burgosurit ka rënë përkohësisht në tokë, por më pas është ngritur dhe ka goditur një nga gardianët në fytyrë, duke arritur të largohet.

Policia greke është vënë në ndjekje të dy personave të arratisur. Nga ana e autoriteteve greke, të dy të arratisurit vlerësohen si persona me rrezikshmëri të lartë.

Një nga dy të arratisurit 22 vjecar, dyshohet se ishte i përfshirë në vrasjen e një të burgosuri në Koridallos.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303