Arrest me burg për Klement Balilin, fotot nga salla e gjyqit

Baroni i drogës, Klement Balili është njohur nga Gjykata e Krimeve të Rënda me masën e sigurisë e cila është arrest me burg.

Gjyqi i cili u drejtua nga Miljana Muça bëri të ditur Balilit të gjitha të drejtat dhe detyrimet si i pandehur. Ndërsa u bë edhe prezantimi i të pandehurit dhe i avokatëve të tij.

Gjyqtarja Miljana Muça bëri verifikimin e kushteve të masës së sigurisë për baronin e drogës, duke i dhënë atë të arrestit me burg.

Jashtë seancës avokati Theodhori Sollaku u shpreh: ‘Nuk ka asnjë provë, direkte, indirekte apo indicie që Klement Balili është përfshirë në trafikimin e 670 kg lëndën narkotike e kapur në ishullin Zakintos. Në seancën paraprake por dhe në themel dot ë jepen argumente

Dorëzimi i “Eskobarit” të Ballkanit u bë pas negociatave ku u përfshinë avokati i tij Theodhori Sollaku, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe nipi i tij,  i cili mban dhe postin e kryetarit të bashkisë Delvinë, Rigels Balili./real-news.tv/

WhatsApp Image 2019-01-17 at 15.22.44 WhatsApp Image 2019-01-17 at 15.22.45 (1) WhatsApp Image 2019-01-17 at 15.22.45 (2) WhatsApp Image 2019-01-17 at 15.22.45
<
>