“Arrestime politike”/ Manjani: Akoma s’e kanë kuptuar se…

3844c654d8f6321ebcdc534c70d2030c_XL.jpg

Pas lirimit që gjykatat e vendit po i bëjnë të arrestuarve nga radhët e funksionarëve dhe simpatizantëve të opozitës, vjen reagimi i ish ministrit të drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një postimi në facebook Manjani ngre një pyetje thelbësore:  “A ka ndonjë fjalë për të thënë Ministria e Brendshme për të gjithë të arrestuarit e muajit të fundit që i liroi gjykata?”

Sipas tij, policia e shtetit dhe ministria e brendshme duhet të kërkojnë minimalisht të falur.

“A ka ndonjë fjalë për të thënë Ministria e Brendshme për të gjithë të arrestuarit e muajit të fundit që i liroi gjykata? I liroi si arrestime të paligjshme dhe me akuza të pambështetura në prova.

Ku shkuan gjithë ato deklarata pompoze se arrestuan dhunues, zjarrvënës, pengues, goditës të rendit e të policisë?! A kanë një ndjesë për të kërkuar të paktën?! Akoma nuk e kanë kuptuar se nuk mbahet pushteti me arrestime politike?!”, shkruan Manjani.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303