fbpx

Arrestimet e bujshme nga SPAK, Yuri Kim jep mesazhin e fortë: Për të gjithë skeptikët që…

yuri-kim-1581605750.jpg

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka bërë një reagim lidhur me arrestimet u bujshme sot nga SPAK.

Nga porti i Durrësit, Kim tha se Reforma në drejtësi nuk është një mrekulli, por ndodh hap pas hapi dhe duhet të zhvillohet, ndërsa ftoi qytetarët që mos të jenë skeptikë dhe mos të bien pre e propagandave.

Ndaj për këtë arsye reforma në drejtësi është me rëndësi. Për të gjithë skeptikët që kanë thënë se ska për të ndodhur gjë; që reforma dhe SPAK s’ka për të funksionuar, kam një lajm për ju; e keni gabim. Dua t’ju inkurajoj që të shihnit të gjitha hapat që ka ndërmarr SPAK, siç është dhe rasti i çështjes sot në Krujë. Reforma në drejtësi nuk është një mrekulli, por ndodh hap pas hapi dhe duhet të zhvillohet dhe duhet të jemi ne ata që duhet ta ngremë dhe të ecim përpara. Duhet ta shtyni veten dhe të shkoni kundër skepticizmit. Ndaj fokusohuni në fakte, shihni se çfarë është duke bërë SPAK dhe policia. Mos lejoni që të shpërqendroheni nga propaganda.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303