Arrestimi i 2 policëve, reagon Sandër Lleshaj: Fytyra e një efektivi nuk është…

lleshaj-2.jpg

Fill pas përfundimit me sukses të operacionit në Kukës nga Policia e Shtetit, ku u arrestuan 19 persona, mes tyre dhe 2 efektivë policie, ka reaguar dhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ai thekson se një efektiv policie nuk është vetëm fytyra e një drejtuesi, por edhe e popullit, e për pasojë duhet që ta bëjnë punën me nder.

“Policia e Shtetit, SHÇBA dhe Prokuroria finalizuan sot një operacion të rëndësishëm, në sajë të të cilit, krahas të tjerëve, u arrestuan edhe dy punonjës policie për përfshirje në veprimtari kriminale. Procesi i ndarjes së Policisë nga ata që nuk e meritojnë nderin e të shërbyerit në radhët e saj do të vijojë me rigorozitet të plotë.

Policia është jo vetëm imazhi i drejtuesve të saj, por edhe i vetë shoqërisë. Si e tillë ajo duhet dhe do të jetë larg kujtdo që nuk i shërben me nder dhe angazhim interesit publik. Përgëzime për këtë operacion të suksesshëm për Policinë, SHÇBA dhe Prokurorinë”, shkruan Lleshaj.

scroll to top