Arrestimi i Balilit/ Rama akuzon Bashën dhe Kryemadhin

rama-meta-balili-1.jpg

Pas ndalimit të të akuzuarit për trafik ndërkombëtar droge, Klement Balili, opozita njëzëri deklaroi sot se Policia nuk mundi dot që ta kapte Balilin dhe se ai u vetëdorëzua vetë.

Në një reagim të pak minutave më parë Kryeministri Edi Rama deklaron se opozita vazhdon të njëjtin avaz prej 5 vite e gjysëm, por se sot iu “djeg” duke iu referuar krerëve të partive opozitare, Monika Kryemadhi e Lulzim Basha.

“Kur kapen janë ata që na kapin ne!Kur dorëzohen jemi ne që u dorëzohemi atyre!Kur nuk kapen jemi ne që s’i kapim dhe kur nuk dorëzohen janë ata që na e hedhin!Ky është avazi opozitar prej 5 vitesh e gjysëm po kjo e sotmja u djeg posaçërisht, e s’kanë faj fare,as njëri as tjetri”, shkruan Rama në një postim në twitter.

scroll to top