Arrestimi i bujshëm, zbulohet ç’tha Henri Çili para Policëve

o.jpg

Një ditë më parë Policia ‘zbarkoi në UET’ për të arrestuar Henri Çilin, i cili fill pasi i janë vënë prangat, ka mohuar të ketë pasur dijeni për gjithçka që akuzohet nga organi i Prokurorisë. Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë ndeshur në refuzimin e dhënies se shpjegimeve nga ana e Çilit.

Ky i fundit i është nënshtruar seancave pyetësorë në orët e vona të mbasdites së djeshme tek oficeret e Policisë Gjyqësore.

Në të gjitha dëshmitë që ka dhënë në një orë e gjysmë seancë pyetësore në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, Henri Çili mësohet të jetë shprehur se s’ka kryer asnjë shkelje për akuzat që i bëhen dhe se gjithçka sipas tij është tërësisht e manipuluar dhe do t’i kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303